Fshehu 524 gramë flori kontrabandë në baterinë e makinës, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz
Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës.
Sipas burimeve zyrtare, shërbimet e policisë ndaluan automjetin që drejtohej nga Elton Kastrati, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, uniformat blu zbuluan të fshehura në baterinë e automjetit rreth 524 gramë flori, veshje të ndryshme, paketa cigaresh, dy makina qepëse, si dhe sende e pajisje të tjera.
Nga hetimet paraprake rezulton se 26-vjeçari, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, dyshohet se ka futur në territorin e Shqipërisë mallra në mënyrë të kundërligjshme.
Policia sekuestroi rreth 524 gramë flori, veshje të ndryshme, një shumë parash, dy makina qepëse dhe sende të tjera të dyshuara të kontrabanduara.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Tiranës kanë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e dyshuar të Elton Kastratit dhe vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës
Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)
Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
- 20:45 Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
- 20:30 Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 20:09 Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës
- 19:51 Zbulohet laboratori i drogës në Hagë, arrestohen 4 persona. Evakuohen dhjetëra familje
- 19:33 Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)