‘FSHF më kërkoi 200 mijë euro’, ish-futbollisti paditet për shpifje
Deklarata e bërë 3 muaj në parë nga ish-futbollisti Shefki Kuqi ku akuzonte FSHF-në se i kishte kërkuar para për ta ftuar në kombëtare nuk është pritur mirë nga këta të fundit, të cilët pohojnë se është një shpifje madje duke e paditur.
I ftuar në emisionin “Show i Botërorit”, sulmuesi 46-vjeçar foli rreth të shkuarës dhe dëshirës për të veshur fanellën kuqezi, ndërkohë që sipas tij, duheshin para.
“Dëshira ime para se të zgjidhja Finlandën, edhe kam tentuar, ka qenë të shkoja në Kombëtaren e Shqipërisë. Atëherë duhej të jepje lekë për të luajtur në kombëtaren e tyre. Lekë me çanta.
Për atë moment që je në fushë, je brenda vijave të bardha, nuk shikohet për kë po luan, e ke punën dhe detyrën tënde, je ti ai që ke vendosur dhe kjo nuk ka krahasim. Lekët m’i ka kërkuar federata. Mos gaboj më kanë kërkuar 100-200 mijë euro. Më thanë që do të më ofronin edhe pasaportën”, theksoi ai.
Më 16 mars 2023, FSHF ka bërë me dije se ka paditur në Gjykatën Themelore të Kosovës 46-vjeçarin, të cilin e akuzon për shpifje. Shefki Kuqi është një ish-futbollist dhe trajner që ka luajtur me kombëtaren e Finlandës ku numëron 62 paraqitje dhe ka shënuar 8 gola.
Karrierën e tij e nisi tek Trepça, më pas duke u transferuar drejt Finlandës, ndërkohë dhe në Premier Leaguen angleze.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta