Ndeshjet e dyta të fazës 1/8 në Europa dhe Conference League
Mbrëmjen e sotme zbulohen skuadrat çerekfinaliste të Europa Lig, ku 8 përballje interesante zhvillohen duke nisur nga ora 18:45.
Mancester Junajtid udhëton i qetë drejt Spanjës ku do të ndeshet me Real Betis. Anglezët fituan ndeshje ne parë me rezultatin 4-1, ndërkohë që nuk priten surpriza.
Skuadra tjetër angleze, Arsenali pret në shtëpi Sportingun e Lisbonës, ndërsa kualifikimi vuloset në Emireits, pasi ndeshja e parë përfundoi 2-2.
Juventusi i Alegrit luan ndaj Freiburgut, ndërsa rezultati i ndeshjes së parë nuk u jep aspak siguri bardhezinjve. Italianët fituan me rezultatin 1-0 në shtëpi, ndërsa llogaritë janë të hapura. Roma e Zhoze Murinjos rrëmbeu një fitore në Olimpiko duke ofruar më tepër qetësi në ndeshjen e kthimit edhe pse Sociedadi është nga ato skuadra që nuk duhen nënvlerësuar.
4 sfidat e tjera janë Fenerbaçe-Sevija, Fejnord-Shaktar, Ferencvarosi-Leverkusen dhe Rojal –Union Berlin.
Paralelisht vijon gara dhe në kompeticionin e tretë për nga rëndësia në Evropë, Conference League. Skuadra e parë që u kualifikua është Genti, ndërsa në mbrëmje zbulohen 7 skuadrat e tjera.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë