FSHF zyrtarizon skemën e re të “Final 4”, hidhet shorti Superligës (Kalendari)

18 Korrik 2025 | 11:42

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar të premten skemën e re të kampionatit “Abissnet Superiore” për sezonin 2025–2026, i cili do të jetë edicioni i 87-të në histori. Gjatë ceremonisë së organizuar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, u hodh edhe shorti për kalendarin e sezonit të ri, që pritet të startojë më 23 gusht dhe të përfundojë në maj të vitit të ardhshëm.

Skema e re: “Final 4” përcakton kampionin

Ndryshimi kryesor për këtë sezon lidhet me fazën përmbyllëse të kampionatit, e quajtur “Final 4”. Pas përfundimit të 36 javëve të sezonit të rregullt, katër skuadrat e para në renditje do të kalojnë në një fazë të re mini-turneu.

Në këtë fazë, pikët e secilës skuadër do të përgjysmohen dhe çdo ekip do të zhvillojë tre ndeshje, me gjithsej gjashtë takime që do të luhen në stadiumin “Air Albania”. Skuadra që do kryesojë renditjen pas këtij mini-turneu do të shpallet kampione, ndërsa do të përcaktohen edhe përfaqësuesit në kupat evropiane.

Skema e fazës “Final 4”:

Java 1:

  • Vendi i parë vs Vendi i katërt
  • Vendi i dytë vs Vendi i tretë

Java 2:

  • Vendi i parë vs Vendi i tretë
  • Vendi i dytë vs Vendi i katërt

Java 3:

  • Vendi i parë vs Vendi i dytë
  • Vendi i tretë vs Vendi i katërt

Në rast barazimi pikësh, renditja përcaktohet në bazë të pikëve në ndeshjet direkte, diferencës së golave në to, si dhe diferencës së përgjithshme të golave gjatë gjithë sezonit.

Përballjet e javës së parë në Superligë:

  • Partizani – Vora
  • Teuta – Dinamo City
  • Vllaznia – Egnatia
  • AF Elbasani – Flamurtari
  • Bylis – Tirana

Rregullat e sezonit:

  • Kampionati do të zhvillohet me katër faza vajtje-ardhje (36 javë).
  • Vendet 1–4 shkojnë në “Final 4”.
  • Vendet 9 dhe 10 zbresin direkt nga kategoria.
  • Vendi i 8-të do të luajë në “play out”.

Në edicionin e ri do të marrin pjesë 10 skuadra:

Egnatia, Vllaznia, Dinamo City, Partizani, AF Elbasani, Teuta, Bylis, Tirana, Vora dhe Flamurtari.

KLIKO KËTU ( Kalendari i plotë )

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026