Ftesa e Borrellit për takim në Bruksel, përgjigjet për herë të parë Albin Kurti

17 Qershor 2023 | 15:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për herë të parë këtë të shtunë në lidhje me ftesën e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për mbajtjen e një takimi javën e ardhshme në Bruksel në kuadër të menaxhimit të krizës në veri dhe për rikrthimin në tryezën e bisedimeve të Kosovës dhe Serbisë.

Kurti tha se Kosova është e përkushtuar dhe konstruktive në dialog, por nuk zgjodhi të jepte një përgjigje të prerë nëse do t’i përgjigjegj pozitivisht ftesës.

Ai shtoi se do ta diskutojë ftesën me ekipin e tij dhe do të japë një përgjigje në fillim të javës së ardhshme.

“Unë pata kërkuar që takimi të jetë në javën që po shkon në Bruksel me urgjencë dhe kam propozuar planin pesë pikësh. Mirëpo, tash kemi një kërkesë që takimi të jetë javën e ardhshme. Njëherë u tha data 22, pastaj 23 dhe sërish data 22.

Unë do ta diskutojë me ekipin tim dhe me siguri që do të japim një përgjigje në fillim të javës së ardhshme”, tha Kurti.

Gjithashtu Kurti shtoi: “Një sekuencim i cili do të ishte i balancuar dhe i drejtë, e që praktikisht është krejt i ndryshëm prej atij çfarë ne na u pat ofruar më 26 prill.

Pra, jemi të përkushtuar, jemi konstruktiv, por nuk mundet që çfarëdo sekuencimi të ketë më shumë se gjysmën dedikuar neneve 7 dhe 10…. Unë e kuptoj që nenet 7 dhe 10 janë nene të marrëveshjes bazike dhe unë jam i interesuar t’i përfshij patjetër në sekuencim, por dedikimi atyre nuk mund të jetë me aso prioriteti dhe përmasa”, tha kryeministri Kurti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026