“Jam i shqetësuar për Kosovën”/Ish-këshilltari i KFOR: Situata politike e komplikuar
Ish-këshilltari i KFOR-it, Alessandro Politi deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se rrëmbimi i tre policëve në veri të Kosovës është ngjarje që rëndon politikën.
Ai tha se dialogu ka qenë gjithnjë i vështirë mes të dyja palëve, por më parë të dyja palët shiheshin si përgjegjëse.
“Këto lloj incidentesh mund të ndodhin dhe ja që ndodhi. Nuk them se do ndodhin sërish, por thash se fatkeqësisht ndodhi. Për sa kohë ka pasur patrullime të përbashkëta midis KFOR-it dhe policisë së Kosovës rreth zonës së demilitarizuar të 1000 metrave, të kufirit, sepse ka pasur marrëveshje të sakta dhe ka pasur dhe procedura të përcaktuara. Ky është fatkeqësisht një fakt. Fakti që ndodhi dhe tani sigurisht komplikon situatën politikë, por çdo institucion dhe qeveri duhet të bëjë zgjedhjet e vet,” – u shpreh Politi.
Ish-këshilltari i KFOR-it shtoi se është i shqetësuar për faktin që SHBA-ja ndaloi pjesëmarrjen e Kosovës në Defender 23 dhe që BE-ja ka paralajmëruar sanksione.
“Shpresoj që një negociatë e mirë politike mund të kthejë balancën sepse jam i sigurt që të dy vendet kanë nevojë të kenë një qasje të përbashkët euro atlantike,” – deklaroi Politi.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës