Rikthehen retë afrikane, si pritet të jetë moti gjatë fundjavës

26 Prill 2024 | 16:42

E shtuna është dita e fundit me vranësira pasi të dielën do të rriten vlerat termike.

Sinoptikanët parashikojnë që termometri do të shënojë 28 gradë.

“Fundjava do të sjellë rritje të temperaturave të ajrit. Vlera e temperaturave do të jetë 24-25 gradë celcius. Jo vetëm fundjava, por edhe fillimjava do të sjellë rritje temperaturash, të cilat do të shkojnë deri në 28 gradë”, tha meteorologu Akil Osmani.

Ndërsa muaji maj do të jetë disa gradë mbi vlerat normale, ndonëse disa ditë do të shoqërohen me vranësira apo reshje shiu.

“Ndërkohë në muajin maj duke qenë se mbetet një muaj i pranverës, do të ketë herë pas here ditë që do të kemi prezente vranësirat dhe reshjet e pakta të shiut. Por edhe freskim të temperaturave, por jo si në javën që lamë pas”, tha Osmani.

Ajo që pritet këtë fundjavë janë disa re afrikane që do të sjellin rritje të ndjeshme të vlerave termike, por jo retë e pluhurit siç ndodhi disa javë më parë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026