Fundoset jahti në Siçili, gjendet një trup i pajetë, 6 të tjerë të zhdukur

19 Gusht 2024 | 12:40

Një tornado ka goditur një jaht  rreth orës 5 të mëngjesit të kësaj të hëne, ku për pasojë janë zhdukur gjashtë persona dhe 15 të tjerë janë shpëtuar.

Sipas autoriteteve italiane, nga jahti i fundosur në brigjet e Siçilisë është nxjerrë edhe një trup i pajetë.

Një zëdhënës i Rojës Bregdetare të Italisë u shpreh se jahti ishte ankoruar rreth gjysmë milje larg portit të Porticello në ishullin mesdhetar.

15 persona janë shpëtuar, ndërsa një fëmijë është transportuar me helikopter në një spital në Palermo, ndërsa kapiteni i jahtit është në mesin e të mbijetuarve.

Jahti 56 metra i quajtur “Bayesian”, me flamur britanik, kishte kryesisht pasagjerë dhe ekuipazh britanik, përveç 2 anglo-francez, një shtetas nga Zelanda e Re, një irlandez dhe një nga Sri Lanka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026