Indinjatë në Greqi, udhëtarët me jahtin luksoz i “vënë” flakën ishullit

22 Qershor 2024 | 11:21

Flakët e zjarrit po pushtojnë plazhin e Agios Nikolaos, në ishullin e Hidrës në Geqi.

Mediat greke shkruajnë se një indinjatë ka përfshirë banorët e ishullit, pasi shkak për rënien e zjarrit është bërë hedhja e fishekzjarreve nga disa persona në një jaht luksoz.

Sipas informacioneve, kur e kuptuan se çfarë kishin bërë, personat në varkën luksoze u përpoqën të shuanin zjarrin dhe pasi nuk ia dolën, thjesht thirrën zjarrfikëset dhe u larguan.

“Na shkakton indinjatë që disa njerëz në mënyrë kaq të papërgjegjshme hedhin fishekzjarre në një pyll me pisha”, tha kryetari i bashkisë së Hidrës, Giorgos Koukoudakis.

Flakët po përhapen me shpejtësi, ndërkohë që ka nisur dhe ndërhyrja nga ajri për të normalizuar situatën.

Ndërkohë një 55 vjeçar ka humbur jetën si pasoje e zjarreve në rajonin e Ilia në gadishullin e Peloponezit.

55-vjeçari mori plage të rënda dhe vdiq në spital, tha një zyrtar i shërbimit zjarrfikës.

Janë rreth 120 zjarrfikës në këtë zonë (në rajoninin e Akaisë) që kanë disa ditë që po luftojnë me flakët. Mediat greke bëjnë me dije se janë evakuuar disa fshatra.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026