Furgoni me ndihma, kandidati i PS: S’ka lidhje me zgjedhjet, ja ku po i çonte djali

18 Prill 2023 | 13:28

Kandidati i koalicionit, “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Has, Miftar Dauti, denoncoi ditën e djeshme dy djemtë e kandidatët e PS-së, Halit Mulaj, të cilët sipas tij po shpërndanin ndihma me furgonin personal për të siguruar vota.

I ftuar në Euronews Albania, kandidati i PS-së, mohoi lajmin dhe tha se furgoni me ndihma po shkonte drejt magazinës së Bashkisë për t’u shpërndarë më pas për familjet në nevojë për natën e Kadrit.

Mulaj i cilësoi si tymnajë akuzat e bëra nga opozita dhe tha se ky rast nuk ka kurrësesi të bëjë me blerje votash.

“Është e vërtetë që furgoni i djalit tim është gjetur te magazina e bashkisë.

Por fakti që djali im është gjetur aty nuk është kjo pjesa që e akuzojnë se është kapur në vendngjarje. Unë nuk e di çfarë vendngjarje është ajo?! Mbrëmë ka qenë Nata e Kadrit dhe ato ndihma që po ngarkoheshin në furgonin e djalit tim kanë qenë për të marrë ato ndihma dhe për t’i çuar te magazina e bashkisë. Personi përgjegjës në bashki ka një listë me familjet në nevojë të cilave u jepen ndihma për Natën e Kadrit, siç bëhet çdo vit. Është një gjë që mua më vjen zor për zhurmën që po bëhet për asgjë. Është një tymnaje që gjoja po bëhet një skandal për blerje votash. Furgoni i djalit tim nuk është ndaluar në rrugë nga ky zotëria, është parkuar vetë në qyetet”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026