Furnizimi me naftë për jahtet, ulja e taksës në Malin e Zi sfidon portin e Durrësit
Porti i Durrësit është kthyer në një burim të rëndësishëm të ardhurash për buxhetin e shtetit, falë taksës së luksit mbi furnizimin me karburant për jahtet që ankorohen aty.
Por ndërsa qeveria shqiptare arkëton miliona euro, vendi po humbet terren përballë konkurrencës së fqinjëve.
Vetëm gjatë vitit 2024, nga kjo taksë u mblodhën 12 milionë euro ndërsa për 8 muajt e parë të këtij viti, shuma ka arritur në 10 milionë euro, me rreth 260 jahte dhe 11 kroçera që kanë vizituar Durrësin.
Të ardhura që vijnë nga një taksë e detyrueshme, e cila, sipas autoriteteve, nëse nuk paguhet, jahtet nuk mund të furnizohen me naftë.
“Gjithë viti 2024 u mbyll me 12 milionë euro, të cilat janë arkëtuar vetëm nga taksa e luksit, nuk futen taksat portuale apo detyrimet që i paguajnë të tretët.
Kjo është një taksë që del nëpërmjet deklaratës doganore – po nuk e pagove, nuk të vjen nafta në bord,” thotë Taulant Allkja, kapiten i Portit të Durrësit.
Ky treg fitimprurës rrezikon të tkurret, pasi që prej 15 gushtit, Mali i Zi e ka hequr këtë taksë, duke ofruar çmim dukshëm më të ulët për litër karburanti dhe duke u bërë destinacion më konkurrues për jahtet.
“Nuk mendoj që do të ketë më rritje, sepse Mali i Zi e ka hequr nga data 15 gusht taksën e furnizimit dhe detyrimit që këto jahte kishin. Furnizimi për këto dy muaj po drejtohet në Malin e Zi. Sot, Mali i Zi e ofron me 600 lekë për litër, kurse në Durrës 1000 lekë për litër. Mendoj që qeveria duhet ta shohë këtë taksë dhe ta reduktojë, sepse veprimet që mori Mali i Zi brenda 3 muajve, duke e ndryshuar dy herë autorizimin për këtë taksë, e bëjnë konkurrencën të ndjeshme për Durrësin dhe Sarandën”, thotë Allkja.
Autoritetet kërkojnë ndërhyrje nga qeveria, duke paralajmëruar se nëse taksa nuk rishikohet, Shqipëria rrezikon të humbasë jo vetëm të ardhurat nga furnizimi i jahteve me naftë, por edhe imazhin si destinacion konkurrues për jahtet dhe kroçerat luksoze në Mesdhe.
LEXONI GJITHASHTU:
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:05 Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
- 21:58 Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 21:40 Mamdan i bën thirrje SHBA-së të zbatojë urdhër-arrestin mbi Netanyahun
- 21:19 Arrestohet në Bosnje luftëtari pro-rus, i akuzuar për tre vepra penale
- 21:00 Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
- 20:54 VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura