“Furtunë” te Milani, shkarkohen drejtuesit. Revoltohen lojtarët për Maldinin

6 Qershor 2023 | 15:02

Rrufe në qiell të hapur, Maldini nuk është më drejtor teknik i skuadrës së Milanit. Legjenda e kuqezinjve është shkarkuar pas një mbledhje me bordin drejtues, ndërsa të njëjtin fat ka pasur edhe drejtori sportiv Frederic Massara. Një lajm i papritur jo vetëm për tifozët, por edhe lojtarët kuqezi.

Këta të fundit janë revoltuar nga vendimi, ndërsa kanë kërkuar llogari teksa konkretisht bëhet fjalë për emra kyç të skuadrës si portieri Maignan, Theo Hernandez e Rafael Leao. Dyshja e drejtorëve të skuadrës kishin nisur dhe planet për sezonin e ri, por duket se transferimet e verës së shkuar janë cilësuar si dështim nga bordi drejtues, duke i shkarkuar.

Mes emrave të cilët nuk kanë bërë mirë tek Milani është dhe ai i Charls  de Kateleare, i cli u ble për vlerën e 35 mln eurove. Ende pa u konfirmuar mirë largimi i dyshes Maldini-Massara janë konfirmuar dhe zëvendësuesit e tyre, e konkretisht Furlani e Moncada. Në një situatë të tillë rrezikohet dhe pozita e trajnerit Pioli edhe pse ky i fundit ka dhe dy vite në kontratën me kuqezinjtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026