Një sezon për t’u harrur, Liverpool fillon ringritjen. Goditja e parë në merkato

6 Qershor 2023 | 15:23

Liverpooli përmbylli një sezon aspak pozitiv, ndërsa u rendit në vendin e pestë në Premier Leaguen angleze. Të besuarit e Klopp mundën të sigurojnë një biletë vetëm për kompeticionin e Europa League, pork jo është shumë larg objektivave të vendosura. Kështu që diçka e tillë nuk duhet të ndodhë në sezonin e ri futbollistik, teksa kanë nisur lëvizjet e para.

Tekniku gjerman ka përpiluar listën e lojtarëve që dëshiron në Anfiel dhe i pari që do të veshë fanellën e Liverpoolit është Alexis MacAllister. Kampioni i botës në Argjentinën ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me Brightonin në Angli, duke u renditur në vendin e 6-të.

Mediat britanike e cilësojnë të mbaruar kalimin e tij drejt Liverpool, ndërsa këta të fundit kanë paguar plot 60 mln paundë. Në fundjavë 24-vjeçari do të kryejë dhe testet mjekësore, ndërsa më pas do të vihet nën urdhrat e trajnerit Klopp. MacAllister do të jetë sërish pjesë e kombëtares së Argjentinës në miqësoret e radhës përballë Australisë dhe Indonezisë. 24-vjeçari i është bashkuar Brightonit prej vitit 2019 edhe pse një pjesë të sezonit ka qenë në huazim, pork jo nuk e ka ndaluar të jetë një lojtar kyç, madje duke marrë dhe vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026