Fushatë klishe e pa program? Salianji debaton me të renë: Çfarë ofron PD-ja për integrimin
E reja Marjana Koçeku, përballë kandidatëve për deputetë të PS dhe PD tha se tek partitë politike në këtë fushatë elektorale sheh një mungesë të theksuar programesh.
Sipas saj, partitë nuk po sjellin asgjë të re në krahasim me fushatat që kanë bërë në vitet e shkuara.
Për këtë shqetësim të saj, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, tha në emisionin “Rinvote” se partia ku ai bën pjesë ka program konkret në disa fusha, përfshirë ndihmën ndaj të rinjve dhe integrimin evropian.
“Një pjesë e madhe e të rinjve nuk presin përbaltjen, sulmet apo denigrimet personale, por ata presin që problemet të thuhen, të shtrohen, të pranohen dhe të zgjidhen. Edi Rama ka shtatë vite që feston hapjen negociatave, por hapje negociatash nuk ka. Kryeministri ka përgjegjësi direkte për qytetarët. Ne kemi një program të saktë. PD është me program konkret, që nga ekonomia, hapja e vendeve të reja të punës, për të rinjtë, ne propozojmë stazhe pune të paguara, që të fitojnë eksperiencë pune”, tha ai.
Ai tha se nëse PD-ja fiton më 25 prill, brenda dy muajsh do të plotësojë kushtet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE.
“Brenda një mandati ne do bëjmë gjithçka që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Shumë nuk kanë besuar, edhe kur thonim se do liberalizojmë vizat, për anëtarësim në NATO. Padiskutim që po, pasi e vetmja problematikë sot është kushti për realizim e zgjedhjeve të lira, kritere të tjera që janë vendosur janë kritere politike dhe teknike, që ka të bëjnë me mos-luftimin e korrupsionit dhe lidhjen politikë-krim”, tha ai.
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
- 10:48 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:42 Qarkullonte me armë zjarri në automjet, Policia arreston 31-vjeçarin nga Lezha në Rinas
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:03 Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik