Fusnin në treg euro të falsifikuara, 2 të arrestuar dhe një i proceduar në Vlorë

11 Mars 2025 | 11:56

Policia e Vlorës arrestoi 2 persona që siguronin euro të falsifikuara dhe procedoi penalisht 1 tjetër që i fuste në treg duke kryer blerje në biznese të ndryshme të qytetit.

Gjatë operacionit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shumë prej 2550 eurosh të dyshuara të falsifikuara, në prerje 50 dhe 100 euro.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në DVP Vlorë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Fake Cash” ku si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • J. T., 25 vjeç, banues në Skrapar;
  • B. S., 35 vjeç, banues në Përmet.

-U procedua në gjendje të lirë shtetasi T. K., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitet të kundërligjshëm të shpërndarjes së kartëmonedhave të falsifikuara në qytetin e Vlorës.

Shtetasi T. K. dyshohet se siguronte kartëmonedha false nga dy të arrestuarit dhe më pas i fuste në treg duke i përdorur për blerje në biznese të ndryshme të zonës.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla opozitës: PS nuk e mund dot askush, protesta mposhti PD

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare në Kuvend, ka komentuar protestën që po...
11:02 | 30/06/2026

Seanca në Kuvend, rrëzohet interpelanca urgjente me kryeministrin Rama, e kërkuar nga Gazment Bardhi për protestën

Seanca e sotme plenare në Kuvend ka nisur me vendimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi për të rrëzuar kërkesën e kreut të grupit parlamentar të Partisë...
10:41 | 30/06/2026

Ndryshim në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, largohet si anëtare Marjana Koçeku, kush e zëvendëson

Seanca plenare e Kuvendit ka nisur këtë të martë me një njoftim nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, lidhur me një ndryshim në përbërjen e...
10:29 | 30/06/2026