Sherr në Vlorë, plagoset me thikë 20-vjeçari dhe lëndohen 3 persona

9 Mars 2025 | 16:30

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur këtë të dielë në Vlorë, ku rreth orës 14:45, në një lavazh të lagjes “Hajro Çakërri”, ka shpërthyer një konflikt mes disa shtetasve.

Gjatë përplasjes, një prej tyre, shtetasi K. H., rreth 20 vjeç, është plagosur me mjet prerës (thikë). I riu është transportuar menjëherë në spital, ku është mjekuar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e përleshjes, janë lënduar gjithashtu shtetasit R. Y., 30 vjeç, R. M., 19 vjeç, dhe D. I., 32 vjeç, të cilët kanë pësuar dëmtime nga përdorimi i sendeve të forta.

Ata morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas u shoqëruan në komisariat për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat që çuan në konflikt.

Nëpërmjet veprimeve hetimore të shpejta, Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes me thikë, shtetasin A. B., 25 vjeç, dhe po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe për të identifikuar çdo shtetas tjetër të përfshirë në këtë konflikt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasje te Parlamenti, policia ndërhyn për të hapur rrugën, i vjen në ndihmë FNSH

Një situatë e tensionuar është regjistruar mesditën e së martës para Parlamentit ku automjeti i një ministri është goditur me vezë nga protestuesit sapo ka...
12:16 | 30/06/2026

“Hajdut, analfabet”, protestuesit ndjekin deputetin e PS kur del nga Parlamenti

Deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi, është përballur me thirrje dhe reagime nga protestuesit pas daljes nga ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Disa protestues e...
12:10 | 30/06/2026

Përplasje të ashpra te Parlamenti, protestuesit qëllojnë me vezë makinën e zv/kryeministres (VIDEO)

Një situatë e tensionuar është regjistruar mesditën e së martës para Parlamentit. Automjeti i zëvendësministres Albana Koçiu është goditur me vezë nga protestuesit. Nga pamjet...
12:08 | 30/06/2026