Futbollisti lëndohet pas teshtitjes së fortë, menaxheri: Ndjeu çarje mes brinjëve
Një “teshtitje e rëndë” ka bërë që një futbollist profesionist të pësojë një “dëmtim të keq të shpinës”.
Sipas mediave të huaja, Victor Adeboyejo, një sulmues i Bolton Wanderers, do të merrte pjesë në një ndeshje grupore të Bristol Street Motors Trophy në Barrow të martën.
Ai u detyrua të tërhiqej nga skuadra, për shkak të shqetësimit në shpinë dhe kafaz të kraharorit.
Menaxheri Ian Evatt, të cilit tashmë i mungonin lojtarët e ekipit të parë për shkak të lëndimit dhe pushimit ndërkombëtar, tha se dhimbja dukej se ishte shkaktuar nga një “teshtitje mjaft e fortë”.
“Victor ka vuajtur nga një dëmtim i keq në shpinë dhe një teshtimë e ka shkaktuar atë, besoni apo jo”, tha ai për The Bolton News.
Adeboyejo, 26 vjeç, që atëherë i është nënshtruar një skanimi.
“Ai ndjeu një çarje në mes të brinjëve të tij dhe ne shpresojmë se është vetëm një problem kërc ose muskulor, por derisa të shohim mirë skanimin nuk do ta dimë”, tha Evatt.
Kjo ndodhi pas një sfide gjatë një ndeshjeje kundër Charlton, shtoi trajneri.
“Ai ishte në rregull në atë kohë, por më pas ai pati një teshtitje mjaft të fortë. Victor është një djalë i fuqishëm, madje edhe teshtitjet e tij janë të fuqishme”, tha ai.
“Më duhet të filloj ta shikoj veten gjatë kur lojtarët të fillojnë të lëndohen duke teshtitur”, shtoi më tej ai.
Bolton është i 18-ti në Ligën I me katër pikë nga katër ndeshjet e para të sezonit. Ata fituan ndeshjen kundër Barrow 3-2.
LEXONI GJITHASHTU:
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
- 19:59 Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene