Gara për Çairin, Bujar Osmani uron Izet Mexhitin
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim AKI, Bujar Osmani ka uruar për fitore Izet Mexhitin nga VLEN në garën për kryetar të Çairit.
“Urime kundërkandidatit tim dhe të gjithë koalicionit që qëndroi pas tij, ata janë fituesit e zgjedhjeve në Çair dhe u uroj sukses në drejtimin e komunës gjatë katër viteve të ardhshme”, shkruan Osmani në një postim në Facebook.
Ai tha se ishte një ditë zgjedhore e suksesshme, ku fjalën e fundit e patën qytetarët, teksa shtoi se për hapat e ardhshëm politik do të bëhet e ditur ditëve në vijim.
Rezultatet aktuale në Çair tregojnë Izet Mexhitin me 50.54 për qind ose 6.796 vota. Bujar Osmani nga AKI-ja renditet me 39.10 për qind ose 5.258 vota, pas numërimit të 40 nga gjithsej 86 vendvotime. Dalja e votuesve në këtë komunë ishte 51.47 për qind sipas të dhënave zyrtare të KSHZ-së nga ora 18:30.
Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse