Gara për Korçën, kandidatja e PD-së: Lista e selisë blu është pritur mirë nga qytetarët
Kandidatja e Partisë Demokratike në Korçë, Sorina Koti theksoi se fushata për zgjedhjet e 25 prillit po pritet mirë nga qytetarët e këtij qarku.
Ajo u shpreh në Euronews Albania se emrat e prezantuar nga PD-ja për qarkun juglindor janë pritur në mënyrë pozitive nga qytetarët.
“Fushata mund ta them me bindje se është shumë pozitive lista e kandidatëve për deputetë është pritur mirë nga strukturat, por edhe nga vetë qytetarët”, tha ajo.
Mes tjerash znj. Koti thotë se fushata po zhvillohet ndryshe pasi nuk lejohen grumbullimet masive për shkak të epidemisë së Covid-19.
“Na ka bërë më të afërt me njerëzit, pasi ne jemi në çdo moment nëpër rrugët e qytetit, nëpër zonat rurale, por gjithmonë në kontakt shumë të ngushtë. Mbledhim problematikat në këto kontakte, që janë papunësia dhe emigracioni etj”, tha ajo.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania