English

Gara për president në RMV, rezultati dhe reagimet në kampin shqiptar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Opozita maqedonase në Maqedoninë e Veriut shpalli fitoren absolute me kandidatin e saj për president të shtetit në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. VMRO PDMNE me Gordana Siljanovskën, korrën dyfish më shumë vota se sa kandidati i partisë maqedonase në pushtet LSDM. Në kampin shqiptar fitoren e festoi partia shqiptare në pushtet BDI me kandidatin e saj Bujar Osmani i cili mori afro 40 mijë vota më shumë se kandidati i opozitës shqiptare Arben Taravari. Kështu pas dy javësh gara do të zhvillohet mes Stevo Pendarovskit nga LSDM dhe Gordana Siljanovskës nga VMRO DPMNE.

- Advertisement -

Nga gjithsej 77,86% të votave të numëruara, këto janë rezultatet:

Stevo Pendarovski 180.306 | 19,93%

Gordana Siljanovska 362.682 | 40,08%

Bujar Osmani 120.903 | 13,36%

Arben Taravari 83.356 | 9,21%

Të dy kandidatët shqiptar morën 204 259 vota së bashku, ose më shumë se kandidati i dytë maqedonas që shkoi në raundin e dytë. Nëse votat e shqiptarëve ishin bërë bashkë, do të kishte shanse që për herë të parë në RMV të shkojë në rrethin e dytë një kandidat shqiptar.

Ky raund i parë i zgjedhjeve është reflektim edhe për mbështetjen e partive politike në zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen pas dy javësh, bashkë me ato presidenciale.

VMRO DPMNE që ishte favorit në thuajse gjithë sondazhet, doli ashtu edhe në praktikë, por opozita shqiptare edhe pse favorizohej nga sondazhet, nuk arriti të marrë mbështetjen që e priste. Sipas akuzave të opozitës, kjo është për shkak të frikës dhe presionit të pushtetit ndaj votuesve dhe vjedhjes së votave dhe kanë paralajmëruar një luftë më të fortë në zgjedhjet parlamentare.

“Dua të theksoj se ne jemi fitues të votave të shqiptarëve. BDI ka blerë votat e komuniteteve të tjera dhe shtresave të rrezikuara shoqërore. VLEN është përfaqësuesi i vetëm legjitim i shqiptarëve në këto zgjedhje dhe në Qeverinë e ardhshme. BDI edhe me këto numra nuk nxjerrë deputetë shqiptar. Ajo e humbi legjitimitetin e shqiptarëve”, deklaroi Bilall Kasami nga koalicioni VLEN.

Ndërkohë Bujar Osmani nga Fronti Evropian u shpreh: “Edhe njëherë se ndoshta nuk u ndëgjova. Fitore e thellë me dallim mbi 40 mijë vota… Kemi shënuar fitore thuajse në çdo komune duke filluar nga Jegunoc, Haraçina, Vrapçisht, Studeniçan, Likovë, Bogovinë, Zhelinë, Gazi Babë, Bërvenicë, Dollnen, Pllasnicë, Resnjë, Strugë, Zelenikovë, Çashkë, Ohër, dhe pritni tash, fitore në Tetovë”.

Pavarësisht rezultateve, nëse VMRO DPMNE fiton zgjedhjet parlamentare ndërsa në kampin shqiptar fiton BDI, mund të krijohet krizë e re politike pasi VMRO DPMNE ka shprehur bindjen se nuk do të bëjë koalicion me BDI-në dhe si partner potencial sheh vetëm opozitën shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?