Gara për Tiranën, Meta: Do të ketë mbështetje të plotë, të shpëtojmë nga tirania
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta komentoi 3 aspirantët për kryetar bashkie në kryeqytet që do të marrin pjesë në primaret e Partisë Demokratike.
Meta tha se Belind Këlliçi, Gert Bogdani dhe Ilir Alimehmeti do të marrin mbështetje të plotë nga partia e tij me qëllim që të shpëtojnë Tiranën nga Erion Veliaj.
“Emrat janë njëri më i mirë se tjetri, procesi është një hap shumë pozitiv. I ftojë të gjithë kandidatë të shpalosin platformën e tyre, për rivendosjen e llogaridhënies në Bashkinë e Tiranës që është bashkia më e madhe, ku të gjithë qytetarët e vendit janë të lidhur në mënyrë të drejtpërdrejt apo indirekte.
Në mbështesim procesin dhe jam i sigurt se në fund fare cilido nga kandidatët që do të fitojë do të gëzojë përkrahjen edhe të kolegëve me qëllimin e përbashkët që Tirana t’u ik nga duart tiranëve. 12 nëntori që të gjithë qytetarët të dalin dhe të kërkojnë fjalën e tyre, të kërkojnë llogari për këtë shkatërrim të ekonomisë familjare në vend. Është koha që t’i jepet fund këtij regjimi gjobëvënës ndaj shqiptarëve të ndershëm.”- tha Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta