Gardisti u përjashtua se përdori SKY, gazetari: Aplikacioni ishte për astrologjinë

3 Shkurt 2024 | 21:23

Një efektiv i Gardës së Republikës u raportua se u përjashtua nga radhët e institucionit këtë të shtunë, pasi ka pranuar në formularin e vetëdeklarimit se ka përdorur aplikacionin e enkriptuar SKY ECC.

Gazetari i kronikës, Fatjon Gjinaj, zbuloi në emisionin “Review” dhe bisedën që ai pati me gardistin 36-vjeçar pas bërjes publik të lajmit.

Sipas gazetarit, gardisti e informoi se lajmin e mësoi nga mediat, por në fakt ai ka vetëdeklaruar në formular se ka përdorur aplikacioni SKY Guide për Astrologjinë dhe jo SKY ECC.

Gjinaj shtoi se mania e propagandës së institucioneve për të trumbetuar suksese të paqena është shumë e madhe.

“Kam patur një komunikim të drejtpërdrejtë me efektivin e Gardës dhe më tha se kishte qenë me leje jashtë territorit të Shqipërisë dhe sot sapo ishte kthyer kishte mësuar në media se ishte përjashtuar nga një aplikacion në telefon. Ai përdorte një Sky për të parë yjësinë dhe e ka deklaruar se ka mbaruar dhe juridik. Ky ka qenë deklarimi i tij. Ky lajmi është dhënë sot në të gjitha mediat dhe ai vetë nuk e dinte nëse është përjashtuar apo pezulluar.

Ky është aplikacioni Sky Guide, që e përdorte punonjësi i gardës, 36-vjeç, i diplomuar dhe për juridik.

Mania e propagandës dhe e trumbetimit është e frikshme ndërsa për ngjarje të rënda janë hemertik”, tha agzetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026