Gashi: Rama lojtar i fortë, edhe po të marrë Partinë Agrare e sjell në pushtet
Analisti Shpend Gashi komentoi në një intervistë për Euronews Albania zhvillimet e fundit në politikë, me urdhrin e SPAK për arrestimin e Ahmetajt dhe votimin e kuvendit për t’i hequr imunitetin.
Sipas tij, Rama vijon të mbetet një lojtar i fortë politikë por problemi është skuadra që ka zgjedhur për të qeverisur.
“Rama po të marrë Partinë Agrare mund ta kthejë në parti parlamentare. Është lojtar i fuqishëm politik, ka vetëm në problem se i ka mbetur dopjo gjashta me skuadrën që ka zgjedhur për të drejtuar, se ka dashur të ketë me vete njerëz që t’i puthin dorën. Po ai servili që të puth dorën edhe të kafshën dhe kjo e ka acaruar kryeministrin. Rama ka bërë opozitë shumë të fortë dhe kuptohet arroganca e mandatit të parë, por kur vjen në mandatin e tretë duhet të hiqte pak pushtet për të bërë shtet. Të fuste disa teknokratë në zyra. Ahmetajt i është bërë gjyq publik me familjen. Ahmetaj ka të gjitha pretendimet e tij, ai ka të gjithë të drejtën e botës të mbrohet”, tha Gashi.
“Kthehu në Shqipëri, më bërtiti me fjalë vulgare”, Bianca Boshnjaku rrëfen përplasjen në Itali
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
- 08:16 Nafta pëson rënien më të madhe të çmimit që nga prilli, pas armëpushimit të brishtë mes SHBA-së dhe Iranit
- 08:10 Vrasja e një koloneli iranian gjatë protestave të janarit, rrezikon dënimin me vdekje për 16 persona
- 07:58 Ukraina vazhdon sulmet ndaj eksporteve dhe objekteve të naftës ruse, teksa presioni mbi Moskën rritet
- 07:53 Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti