Gati 200 milionë njerëz në SHBA po përballen me nxehtësinë ekstreme

28 Korrik 2023 | 15:20

Gati 200 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ose rreth 60 për qind e gjithsej popullsisë së SHBA-së, mund të përjetojnë të nxehtin ekstrem, teksa temperaturat e larta po përhapen dhe stuhi të reja priten në zona të reja.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se një valë “e rrezikshme” e të nxehtit e kaploi verilindjen dhe qendrën e Atlantikut më 27 korrik dhe do të vazhdojë deri në fundjavë. Stuhi të forta dhe përmbytje të shpejta parashikohet se mund t’i godasin zonat në verilindje dhe jug.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se ndryshimi i klimës, i nxitur nga djegia e lëndëve djegëse fosile, do të çojë në periudha të zgjatura dhe më të shpeshta të motit ekstrem.

Parashikimi për vapën e vazhdueshme vjen një ditë pasi Organizata Botërore Meteorologjike dhe Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian Copernicus shpallën korrikun e vitit 2023 muajin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë.

Të enjten, nxehtësia dhe lagështia në qytetet e mëdha përgjatë Bregut Lindor, përfshirë Uashingtonin, Filadelfian dhe Nju Jorkun, bënë që temperaturat të ishin ndjeshëm mbi 38 gradë Celsius.

Për shkak të nxehtësisë ekstreme, dy nga rrjetet më të mëdha të energjisë në vend janë nën trysni, gjë që mund t’ua limitojë amerikanëve mundësinë për t’u freskuar.

Rrjeti më i madh energjetik i vendit, PJM Interconnection, shpalli alarmin e emergjencës energjetike të nivelit të parë për rrjetin e tij në 13 shtete më 26 korrik, që do të thotë se kompania është e shqetësuar për aftësinë e saj për të siguruar energji elektrike të mjaftueshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026