Gati 300 zjarre në tri ditë në Kosovë, shumica të shkaktuar nga dora e njeriut

10 Mars 2025 | 14:47

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME) të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Genc Metaj, ka deklaruar se situata e zjarreve në Kosovë është jashtë normales, me shumicën prej zjarreve që dyshohet se janë shkaktuar “nga dora e njeriut”.

Sipas të dhënave të AME-së, vetëm nga e premta deri më sot janë regjistruar 294 raste të zjarreve, ndërsa në javën e parë të marsit janë raportuar 57 raste të tjera.

Në një konferencë për media, Metaj tha se zjarret më të rrezikshme aktive janë në fshatra të Drenasit, Kamenicës dhe Malishevës.

Një nga shqetësimet kryesore të autoriteteve është se pothuajse të gjitha këto zjarre besohet se janë shkaktuar nga dora e njeriut.

“Dyshimet tregojnë që janë të shkaktuara nga faktori njeri, përjashtimisht një rast që është në Novobërdë, i cili dyshohet të ketë qenë si shkak energjia elektrike. Në të gjitha [të tjerat] dyshohet se [shkaktar] është faktori njeri”, tha Metaj.

Ai tha se është ende herët për të ditur se sa janë dëmet nga këto zjarre.

Sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), gjatë vitit 2024 në Kosovë janë regjistruar 94 zjarre, të cilat kanë djegur gjithsej 12.079 hektarë pyje dhe shkurre.

Si rezultat i zjarreve aktuale, Metaj tha se është rritur gatishmëria në nivel vendi dhe janë ndërmarrë hapa për patrullime të rregullta të zjarrfikësve në të gjitha komunat. Po ashtu, Policia e Kosovës është angazhuar për të intensifikuar patrullimet dhe hetimet për të ndëshkuar përgjegjësit.

Edhe pse Kosova ka 739 zjarrfikës aktivë, një numër që Metaj tha se konsiderohet i mjaftueshëm për situata normale, rastet e fundit kanë vënë në vështirësi operacionet e shuarjes së zjarreve.

“Por, këto situata jashtë normales në të cilat jemi sot, vënë në rrezik edhe operacionalitetin, sepse janë të shpërndara në numër të madh në gjithë vendin. Numri i 294 rasteve për tri ditë është i paimagjinueshëm. Është enorm”, shtoi Metaj.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent u ka bërë apel qytetarëve që të raportojnë menjëherë rastet e zjarreve dhe të dyshuarit për zjarrvënie, duke theksuar se një gjë e tillë mund të bëhet edhe në mënyrë anonime.

“Inkurajojmë qytetarët të mos hezitojnë të raportojnë rastet dhe personat e involvuar, në mënyrë që të kemi parandalim dhe zvogëlim të rreziqeve. Kjo situatë po vë në rrezik jetën e qytetarëve, si dhe pronën publike dhe private”, tha Metaj.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, kushdo që ndez qëllimshëm zjarr dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në 10 vjet, varësisht nga dëmi i shkaktuar nga zjarrvënia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Në reagimin e tij, Zdechovsky e cilësuar deklaratën e...
16:56 | 16/07/2026

“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres...
15:34 | 16/07/2026

Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç

53 deputetë opozitarë në Serbi kanë mbledhur nënshkrimet për t’i kërkuar kryeministrit Gjuro Macut shkarkimin e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezana Paunovic....
15:06 | 16/07/2026