“Gati të shpallem kampion”- Hamilton komenton sezonin: Çfarë të bëj me këtë makinë
2 nga 3 garat e sezonit të ri nga Formula 1 janë fituar nga piloti holandez Max Verstappen. 25-vjeçari ia doli të triumfonte në Bahrain e më pas në Australi, ndërsa ajo çka bie re është dhe performance pozitive e Lewis Hamilton.
38-vjeçari u rendit i dyti në garën e Australisë, ndërsa aktualisht numëron 38 pikë. Në lidhje me sezonin që po zhvillohet në Formula 1, piloti britanik pohoi se është gati të shpallet kampion
“Jam gati të fitoj një kampionat botëror. Jam përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë vit, përgatitjen më të mirë që kam bërë ndonjëherë. Nëse nesër do të kem makinën e duhur, jam gati të luftoj për t’u shpallur kampion bote, por nuk është ashtu”.
Më tej, Hamilton pohoi dhe problemtikën me të cilën përballet, ku sipas tij makinë Mercedes nuk është në nivelin e duhur.
“Nuk më pëlqen të ngas makina të cilat nuk janë të shkëlqyera. Nuk më pëlqen të ngas një makinë, e cila nuk është ajo që ne duhet të kishim, por më pëlqen ajo sfidë, e çfarë mund të bëj me të? Kur ne jemi të gatshëm dhe me makinën që kemi ëndërruar, do të thotë që jemi gati për të konkurruar”.
Lewis Hamilton është një nga pilotët më të suksesshëm në historinë e Formula 1 me më tepër se 100 gara të fituara.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania