Sa paguhen lojtarët e PSG, Mbappe përfiton më tepër, pas tij Neymar dhe Messi
6 lojtarë të skuadrës së PSG paguhen më tepër se 1 mln euro në muaj secili, ndërsa në krye të listës qëndron 24-vjeçari Kylian Mbappe.
Gazeta franceze L’Equipe ka publikuar listën me lojtarët që përfitojnë më tepër, ndërkohë ka dhe nga ata të cilët kërkojnë largimin për shkak të kontratave të reja që parashikojnë ulje të pagesës.
Kilian Mbappe paguhet plot 6 mlnë euro në muaj, ndërsa pas vjen Neymar 3.675.000 euro, ndërsa në vendin e tretë qëndron kampioni i botës Lionel Messi.
Më tej, pjesë e listës janë Marquinhos e Verratti me nga 1.2 mln e Hakimi afro 1.1 mln euro. Sheikët nga Katari që kanë në pronësi skuadrën e parizienëve nuk kursehen në pagesat ndaj yjeve të tyre, por tashmë me kontratat e reja përfshihen uljet. Kjo ka bërë që një pjesë e futbollistëve të shprehin pakënaqësi, made duke konfirmuar largimin.
Kjo lidhet dhe me dështimin në përmbushjen e objektivave të vendosura nga drejtuesit e klubit. Këta të fundit kanë shprehur hapur dëshirën për të fituar trofeun e Champions League, diçka e tillë ende nuk është arritur pavarësisht shpenzimeve miliarda euro.
LEXONI GJITHASHTU
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë