Gaz helmues apo benzinë në Parlament? Deputeti Doda zbulon lëndën që u hodh
Deputeti Petrit Doda ishte këtë të shtunë i ftuar në një intervistë për gazetaren Greta Topjana në Euronews Albania ku ka folur rreth mosbindjes civile të nisur nga Partia Demokratike si dhe për përjashtimin e tij nga Parlamenti, për shkak të trazirave në seancën e mbajtur të enjten.
Deputeti demokrat kishte marr me vete edhe “lëndën e dyshimtë” të cilën hodhi në sallën e kuvendit deputetja, gjithashtu e përjashtuar, Elda Hoti. Ai tha se lënda e lëngshme nuk është benzinë siç aluduan deputetët e mazhorancës, por është një lëndë sprucuese me aromë të rëndë e cila gjendet në dyqanet e fëmijëve.
Këtë lëndë të lëngshme ai e kishte marrë me vete në studio:
“Ky është ai që Braçe e të tjerët në Parlament pretenduan se po i hidhnim gaz helmues. Ky është një parfum me erë të rëndë. Është aromatizues që të lë një shije të keqe. Vetëm ky është hedhur, asgjë tjetër. Shkakton erë të rëndë, por nuk ëhstë benzinë”,-tha Doda.
LEXONI GJITHASHTU:
- Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj, zbardhet vendimi i GJKKO për 5 të pandehurit
- “Na dhunuan, garda theu ligjin!” Hoti: Nuk mundet të kontrollojë fizikisht deputetët
Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen
“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat
“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit