Gaza: 10,000 nxënës dhe 400 mësues palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori
Ministria palestineze e Arsimit ka thënë se 10,000 nxënës dhe 400 mësues janë vrarë në Rripin e Gazës si rezultat i agresionit të vazhdueshëm izraelit që nga 7 tetori.
Githashtu sipas OKB-së më shumë se 76 përqind e shkollave në Gaza kërkojnë “rindërtim të plotë ose rehabilitim të madh” për të qenë funksionale.
Lufta nisi më 7 tetor të vitit të kaluar në Gazë, pasi militantët e grupit Hamas kryen sulme në jug të Izraelit, duke lënë të vrarë mbi 1.200 izraelitë dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë.
Rreth 116 pengje besohet se janë ende në Gazë, përfshirë 42 që ushtria izraelite beson se janë të vrarë.
Izraeli, më pas, ka nisur luftë në Gazë me pretendimin për të shkatërruar Hamasin. Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit janë vrarë më shumë se 39.000 palestinezë ndër ta burra, gra, fëmijë dhe punonjës te medias.
LEXONI GJITHASHTU:
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera