Gazetari Biçaku: Vis Martinaj të hetohet nga SPAK
Gazetari Dashamir Biçaku u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se zhdukja e Ervis Martinajt është një çështje që duhet të hetohet nga SPAK.
Ai u shpreh se Prokuroria e Laçit nuk mund të hetonte një person të tillë edhe për shkak të mungesës së kapaciteteve.
“Prokuroria e Laçit nuk mund të hetonte një njeri të tillë. Përgjegjësinë për hetimin e ka prokuroria. Hetimi duhet të transferohej në SPAK. Policia ka nevojë të ruajë një lloj sekreti në lidhje me mbledhjen e informacioneve, të dhënave dhe provave që të çojnë drejt indentifikimit të saktë të vendndodhjes së Martinajt apo për zbardhjen e fatit të tij”, u shpreh gazetari.
Ervis Martinaj, i njohur si ‘mbreti’ i lojërave të fatit, është zhdukur prej më shumë se 40 ditësh.
Zhdukja e tij ka vënë në lëvizje jo vetëm institucionet e drejtësisë, por edhe politikën.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do kemi një përgjigje për fatin e tij. Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha para gazetarëve se Rama e di ku ndodhet ‘mbreti’ i lojërave të fatit’ dhe akuzoi Prokurorinë se nuk po vepron.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zhdukja e Ervis Martinajt, drejtori i Policisë Vlorë: Do mbështesim çdo aksion
- Ish-drejtuesi i policisë: Kush po i nxjerr fotot e Ervis Martinajt
Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
LIVE-Dita e 32-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 20:12 “PlayStation” nuk do përdorë lojëra në disqe duke nisur nga 2028-a
- 20:11 Anglia siguron fitoren në minutat e fundit ndaj Kongos, Kane vendimtar me dy golat e tij
- 20:06 Irani: Do të përdorim një pjesë të fondeve të ngrira për mallra të nevojshme
- 20:03 1 në 3 evropianë pret rënie të standardit të jetesës, shkak rritja e çmimeve
- 19:54 Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:35 PROFIL/ Kush janë dy kandidatet e propozuara për Këshillin Kombëtar i PD