Gazetari: Çfarë thuhej në raportin e SHISH për Haklajt në vitin 1999

29 Prill 2023 | 21:39

Gazetari Luan Kondi i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania tha se në informacionin e SHISH të asokohe ishin të përshkruara me detaje konflikti mes familjes Haklaj dhe Hoxhaj si dhe ngjarjet që kishin ndodhur deri në vitin 1999.

Më tej ai theksoi se konflikti mes Haklajve dhe Hoxhajve përshkruhej si banal në raportin që kishte SHISH.

Ai theksoi se ky raport i implikonte Haklajt si persona që kishin nisur konfliktin ndërsa theksoi se SHISH kishte njerëz që punonin për të.

“Po ti referohesh informacionit të SHISH të asokohe, ishte interesant fakti që përshkruhej me detaje të gjitha ngjarjet që kishin ndodhur deri në vitin 1999. SHISH kishte informacion dhe për Haklajt dhe për Hoxhajt. I ndante në dy grupe. Konflikti përshkruhej si konflikt banal dhe pastaj përshkruan të gjithë serialin e vrasjeve që kanë ndodhur. SHISH kishte njerëz që punonin për ta dhe ishin të paidentifikuar. SHISH i implikonte të dyja palët. Haklajt  i implikonte si persona që nisën konfliktin. Ishte një konflikt banal. I përshkruan vrasjet me detaje. SHISH i përshkruan me detaje ngjarjet se kur kanë ndodhur dhe si kanë ndodhur”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026