Gazetari Çipa: Skandali “McGonigal” të hetohet edhe në Shqipëri

26 Janar 2023 | 19:14

Gazetari Aleksandër Çipa thotë se çështja e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal duhet të hetohet edhe në Shqipëri.

Në një intervistë për Euronews Albania, Çipa u shpreh se hetimi duhet të kryhet pasi ky person ka pasur kontakte dhe ka kryer takime me autoritetet shqiptare, përfshirë kryeministrin Edi Rama.

“Mendoj që, në një këndvështrim, po. Ka të bëjë me implimim të drejtpërdrejtë të personave që kanë pasur kontakte dhe takime me autoritetet shqiptare, në rastin konkret, jo vetëm me kryeministrin Rama.

Në momentin që ka të dhëna të dyshimta dhe akuza juridike të ngritura mbi një person të cilin kryeministri e ka takuar, është në një lloj pikëpamje, nën skepticizmin juridik të çështjes. Në këtë kënvështrim, është nën cilësinë e dyshimtë. Këto janë indicie, por provat i ka gjykata. Ajo i provon dhe i dëshmon si të tilla”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026