Gazetari: Dako iku, cilët janë 2 kampionët e tjerë elektoral që i sjellin fitoren PS
Gazetari Lavdrim Lita komentoi në Euronews Albania, arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, dhe peshën e tij elektorale brenda Partisë Socialiste.
Lita e cilësoi Dakon si një kampion elektoral me peshë shumë të madhe në zonën e Durrësit.
Sipas tij, dalja e Dakos nga jeta politike e dobëson ndjeshëm PS në këtë zonë, pasi 70% e strukturave drejtoheshin nga ai dhe njerëzit e tij.
Gjithashtu gazetari shtoi se dy kampionë të tjerë elektoral të cilët sigurojnë fitoren e Partisë Socialiste janë dhe Tom Doshi në Shkodër dhe Aqif Rakipi në Shqipërinë e mesme.
“Vangjush Dako është një kampion elektroral. Është një emërtim që unë kam dashur t’i vendos këtyre pasi duke studiuar skedën e tyre elektorale, këta janë persona që i sjellin fitoren Partisë Socialiste. Vangjush Dako, Aqif Rakipi dhe Tom Doshi janë 3 organizatorët më të fuqishëm të Partisë Socialiste në terren.
Nëse këto kampionë elektoral nuk ekzistojnë, janë të mënjanuar nga politika, maxhoranca dhe opozita luftojnë me mjete të barabarta. Vetë pushteti dhe qënia e Dakos në bashki, ka hedhur beton në Durrës prej vitit 1997 e deri më sot dhe ju e kuptoni rrjetin e ndereve dhe favoreve që ka krijuar. Unë e them me bindjes se PS në Durrës ka kolapsuar, komandohet nga Dako. Nëse ne heqim Dakon nga ekuacioni PS duhet të riorganizohet se nuk ekziston është në të njëjtin nivel me PD. Kjo gjë ndodh dhe në Shkodër dhe në Shqipërinë e mesme me këta kampionë elektoral”, tha Lita.
LEXONI GJITHASHTU:
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme