Lista e plotë| Zbardhen emrat e ish-zyrtarëve të arrestuar së bashku me Dakon
Prokuroria e Posaçme ka arrestuar ditën e djeshme ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe 9 –sh-zyrtarë të tjerë lokal të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion” dhe Falsifikim dokumentesh.
Me vendim të GJKKO janë caktuar 7 masa arresti me burg dhe 3 arrest në shtëpi. Euronews Albania ka mundur të sigurojë emrat e plotë të 10 personave ndaj të cilëve janë ngritur akuzat e SPAK.
Në “Arrest shtëpie” janë lënë shtetasit:
Roza Kovaçi
Edlira Kërtusha
Meri Semini
Personat e arrestuar:
Vangjush Dako, ish-kreu i Bashkisë Durrës
Adlei Likmeta
Ermal Lama
Fatmir Ejupi
Adrian Bulku
Nandi Tocilla
Fiqiri Faruku
Hetimet mbi zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Bashkisë së Durrësit nisën pas kallëzimit të bërë 2 vite më parë nga banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti. Me nisjen e hetimeve për pallatin e dëmtuar u zbuluan parregullsitë në procedura, shtesa pa leje dhe mosrespektimi i standardeve të ndërtimit.
Dako akuzohet gjithashtu edhe për një tender të vitit 2014 – 2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh. Hetimi për shkeljet ka nisur rreth 1 vit më parë dhe Vangjush Dako është thirrur në SPAK në mars 2023 lidhur me këtë dosje.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë