Zbulohet tenderi që akuzohet Vangjush Dako për shpërdorim detyre
Ish-kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është vetëdorëzuar ditën e djeshme në policinë e Tiranës pasi SPAK-u lëshoi një urdhër arresti për të. Dako akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Ndërkohë ditën e sotme Euroneës Albania, ka mësuar tenderin që Dako akuzohet për ‘shpërdorim detyre’.
Bëhet fjalë për tenderin e projekt zbatimit për Promenadën bregdetare dhe plazhin publik nga Bërryli deri në Currila.
Sipas SPAK janë shkelur dispozitat ligjore të ligjit të prokurimit me një dëm prej 18 milion lekësh.
Për këtë tender kallëzimi është depozituar nga Ferdinand Xhaferri, i cili bazohej në 2 raporte të KLSH-së.
“Caktimin ndaj personit nën hetim Vangjush Ilia Dako”, të masës së sigurimit personal ‘Arrest në burg’, parashikuar nga neni 238 i K.PR.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës’, kryer në bashkëpunim nga neni 248-25 të Kodit Penal 2 (2 herë)”- akuza ndaj Dakos.
Ndaj Vangjush Dakos, 4 ish zyrtarëve të Drejtorisë së urbanistikës së Bashkisë së Durrësit, dhe ish Drejtorin Adhurim Qehajaj, pronarin e një kompanie ndërtimi, Fiqiri Farruku, është firmosur masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për tre nëpunëse gra është vendosur masa e ‘arrest shtëpie’.
Deri tani janë firmosur urdhërarrestet për:
Vangjush Dako, ish kryebashkiaku (arrest me burg)
Adlei Likmeta, arkitekt i bashkisë (arrest me burg)
Roza Kovaçi (arrest shtëpie)
Edlira Kertusha, juriste tek Urbanistika (arrest shtëpie)
Adnand Tocila (arrest shtëpie)
Adhurim Qehajaj ish drejtori i Urbanistikës (arrest me burg)
Fiqiri Farruku, ndërtuesi i pallatit (arrest me burg)
Akuzat mbi Dakon
Rasti i parë i shpërdorimit të detyrës ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat, në lagjen nr 5, në qendër të Durrësit dhe që u dëmtua nga tërmeti i 2019. Pasi janë kryer verifikime SPAK dyshon se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit. Leja është zbardhur dy vite me vonesë dhe legalizimi përfshiu dhe katet shtesë.
Kallëzimi për pallatin është bërë nga 46 banorët të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, një vit më pas.
LEXONI GJITHASHTU:
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)