Gazetari jep detaje: Si u zhdukën shishet e verës së Agasit, transporti u bë natën
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati ka dhënë detaje lidhur me zhdukjen e verërave të shtrenjta në ambientet e Drejtorisë së Doganës. Ai thekson se shishet e verës janë prova të sekuestruara të një hetimi dhe pas lajmërimit të autoritetit të Doganave u kërkua të zbulohej paligjshmëria pasi verërave u mungonte pulla fiskale.
Gazetari shtoi se shishet i ishin lënë në ruajte te Drejtorisë se Doganës ku më pas janë zhdukur. Ai theksoi se hetimet i kaluan Prokurorisë se Tiranës dhe Eno Agasi është shpallur në kërkim ndërsa ndaj tij ngritur 3 akuza.
“Prova të sekuestrua të një hetimi apo operacioni të cilat dyshohet se janë veprimtari me prejardhje të dyshimte u zhduken naten. Ka qenë një procedurë që është kryer nga Prokuroria e Posaçme gjatë disa kontrolleve në zbatim edhe të vendimeve që ishte marrë nga Gjykata e Posaçme për dosjen e abuzimeve me tenderat pranë Agjencisë Kombëtarë të shoqërisë së informacionit, ku janë gjetur këto verëra të markave të shtrenjta pa pullë fiskalë të dyshuara se janë kontrabanduar në Shqipëri nga vendet e origjinës.
Fillimisht janë kryer nga agjendët e Byrosë kombëtare të hetimeve dhe prokurori i SPAK, Bledar Maksuti i cili ka udhëhequr këtë operacion por duke qene se kishim të bëni në një sasi të madhe është vendosur te lajmërohej autoriteti i doganave për të konstatuar paligjshmërinë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Braho jep mesazhin e parë si Kreu i SPAK: Misioni ynë përtej mandateve tona
- “Reshje shiu dhe dëbore”, meterologia: Java e fundit e 2025 shumë e ftohtë
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona