Gazetari Likmeta: Kanë tentuar të më korruptojnë për investigimet
Kryeredaktori i BIRN, Besar Likmeta u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se kanë tentuar që ta korruptojnë për shkrimet apo investigimet e tij.
Gazetari nënvizoi se korrupsioni në Shqipëri ekziston në shumë fusha dhe përballemi çdo ditë me të.
“Po, por kjo është diçka që ju mund t’i ketë ndodhur gati gjithë gazetarëve shqiptarë dhe shumë qytetarëve. Fatkeqësisht korrupsioni në Shqipëri është kthyer në një sistem endemik dhe diçka që përballemi të gjithë, nga mjekët tek gazetarët. Nëse mbyllim sytë dhe themi që nuk ekziston, atëherë nuk jemi të sinqertë”, u shpreh gazetari.
Z. Likmeta theksoi më tej se institucionet shtetërore në Shqipëri hezitojnë në dhënien e informacioneve për gazetarët.
“Keq-menazhimi i fondeve publike kërkon një investim afatgjatë nga gazetarët dhe redaktorët. Aty ku ka keq-menaxhim do të ketë rezistencë nga institucionet publike. Është e vërtetë që ka një mbyllje të institucioneve publike në Shqipëri. Ka një centralizim të informacionit sa i përket krijimit të një agjencie publike, që është krahasuar me ministrinë e propagandës, që është Agjencia për Media dhe Informim pranë qeverisë. Kjo nuk duhet t’i ndalë gazetarët”, deklaroi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 21:14 Aktori Mehdi Malkaj i pranishëm në protestë: Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria
- 21:12 Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama
- 20:47 Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu
- 20:35 Hungari, centrali bërthamor i Paksit uli prodhimin për shkak të mbinxehjes së ujërave të Danubit
- 20:26 Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit
- 20:04 Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)