Gazetari nga Fieri për rastet e dhunës: Nuk bien 10 gra nga shkallët brenda muajit

29 Prill 2024 | 09:09

Gazetari i Euronews Albania Mariglen Bita, është shprehur se shumë raste të dhunës ndaj grave nuk denoncohen për arsye të ndryshme.

Komentet Bita i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se duhet të ketë një person në qendrat shëndetësore ku shkojnë gratë e dhunuara, i cili duhet t’i marrë në pyetje ato lidhur me ngjarjen, pasi sipas tij, vetë ato e kanë të vështirë të rrëfejnë rastin.

“Nuk mund të thuash që 10 gra kanë rënë nga shkallët brenda një muaji”- tha ai në shembullin që mori, lidhur me këto situata. Pra sipas tij shkaku duhet kërkuar te dhuna në familje.

“Në vitin 2023 ka pasur rreth 305 denoncime për dhunë në familje. Risi është edhe një lloj dhune që vjen nga fëmija te prindërit. Sepse si pasojë edhe e emigracionit kemi familje të çuditshme. Sepse nipi përshembull ose mbesa jetojnë me gjyshin ose gjyshen. Ka një rritje të këtij numri si fenomen. Ka pasur raste si denoncime, jo raste publike.

Në institucionet shëndetësore që paraqiten kryesisht gratë të dhunuara fizikisht, pse të mos ishte një person i autorizuar që të pyeste për shkakun. Sepse nuk mund të thuash 10 gra kanë rënë nga shkallët brenda një muaji. Edhe ato mund të mos e denoncojnë rastin për një mijë arsye. Por është edhe baza ekonomike që shkakton këto probleme”, tha Bita.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026