Gazetari: Për SPAK Vis Martinaj është gjallë! Po tentojnë ta nxjerrin nga strofulla
Gazetari Lavdrim Lita tha në një intervistë për Euroneës Albania se sekuestrimi i pasurive të Ervis Martinajt me urdhër të SPAK ka për qëllim ta nxjerrë atë nga fshehja.
Sipas Litës, SPAK e konsideron të gjallë ish-bosin e lojërave të fatit dhe po i fshihet drejtësisë.
“Pasi kanë bastisur shtëpinë në Fushë-Kuqe dhe shtëpinë në Surrel, SPAK po tentojnë ta nxjerrin nga strofulla duke i prerë burimet financiare nga pasuritë e ndryshme që ka brenda Shqipërisë. Edhe pse nga policia nuk kemi një sqarim zyrtar nëse ka prova që është zhdukur, nuk është gjallë dhe çdo gjë tjeër të bën të dyshosh se ky individ i fshihet drejtësisë dhe për rrjedhojë të gjitha veprimet e SPAK e konsideron person të gjallë që i fshihet drejtësisë. SPAK ka dyshime të forta që Martinaj është gjallë”, tha Lita.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht