Gazetari: Politikanët që janë kundër SPAK, kush po e sulmon “fshehtas”

25 Prill 2024 | 12:55

Gazetari Lavdrim Lita ka theksuar se propozimi i PD për dy amandamentet, do jenë një ndihmë për SPAK, për shkak se prokurorët e këtij institucioni janë shumë të ngarkuar.

Lita në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, theksoi se kundër reformës në drejtësi janë Sali Berisha dhe disa deputetë pranë tij.

Gjithashtu ai shtoi se kundër SPAK janë Ilir Meta, ndërsa qeveria sipas tij po e lufton në fshehurazi.

“PD ka shprehur një vullnet të mirë për të propozuar dy amendamente që e ndihmojnë dhe e mbështesin SPAK. Bëhet fjalë për faktin që duhet krijuar një sektor për mbështetje ligjore.  Çdo prokuror i SPAK ka 50 dosje secili. Duhen disa ndihmësa dhe këshilltarë që të hartojnë dokumentacionin, të përgatisin nga pikëpamja dokumentare të gjithë procesin, sigurisht në mbikëqyerjen e prokurorëve dhe BKH-së. Është një suport që i jepet punës së tyre. Pas përfundimit 9 vjeçar, çdo prokuror i SPAK do të ketë një garanci minimale që të ketë një standard profesional dhe financiar me përvojën që ka pasur më përpara.

Nga pikëpamja politike PD po e pozicionon veten si një formacion politik pro Reformës në Drejtësi, duke hequr një njollë që i është vënë nga Rama dhe ndërkombëtarët. PD  nuk ka qenë kundër Reformës në Drejtësi. Sali Berisha ka qenë kundër Reformës dhe disa politikanë që janë në krah të Berishës. Kemi Metën që sulmon aleatin e Ramës, që e sulmon SPAK në mënyrë të personalizuar. Kemi dhe qeverinë që e lufton fshehurazi, sepse nuk i krijon infrastrukturën e duhur për ta mbështetur”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026