Gazetari: Pse Berishës i leverdis dhe intereson përplasja në PD

27 Korrik 2023 | 11:00

Gazetari Lavdrim Lita tha në një intervistë për Euronews Albania se përplasjet brenda Partisë Demokratike i leverdisin Sali Berishës.

Sipas tij nëse nuk zgjidhet kryetari kjo është në favor të Berishës, i cili do të mbajë mikrofonin dhe do të rezultojë si e vetmja opozitë.

“Grupimi i Gaz Bardhit dhe 7 deputetëve të tjerë që synojnë të pengojnë zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike do të thotë që dëshirojnë ta mbajnë Partinë Demokratike në një gjendje jo funksionale edhe për një kohë të pacaktuar. Kjo për mendimin tim favorizon shumë Sali Berishën, kreun e grupit të Rithemelimit sepse në një Pati Demokratike jo funksionale, ai është i vetmi person me mikrofon në dorë që mund të komentojë çështjet politike në parlament dhe jashtë tij, në konferenca shtypi dhe automatikisht identifikohet si kreu i opozitës,” – u shpreh Lita.

Gazetari theksoi se në këndvështrimin e tij mbajtja në një gjendje jo funksionale e PD-së, edhe pas 18 muajve pa kryetar, do të thotë që po avantazhohet një përpjekje tjetër për mbivendosje të Partisë Demokratike nga një strukturë paralele.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026