Gazetari nga Kosova: Qytetarët po i bashkohen lëvizjes anti-islame
Në Deçan të Kosovës, është formuar gjatë fundjavës këshilli iniciues për formimin e lëvizjes për braktisjen vullnetare të fesë islame.
Kështu ka bërë të ditur gazetari Zeqir Mehmetaj, personi i cili publikoi i pari pamjet e kësaj lëvizjeje. Sipas tij në takimin përkatës ishin të ftuar personalitete të ndryshme në Kosovë.
Ai theksoi se kjo lëvizje ka ngjallur shumë debat dhe reagime pro dhe kundër.
Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania, Mehmetaj tregoi se kjo nismë ka ardhur me kërkesë të vetë qytetarëve që kanë kërkuar shkëputjen nga islami, jo me detyrim po në mënyrë demokratike pasi e konsiderojnë si fe politike.
“E kanë shprehur vetë pjesëmarrësit me gojën e tyre, që nuk është e detyrueshme, është me preferencë që në mënyrë demokratike të largohen nga feja islame. Ka prodhuar efekt negativ se i gjithë opinioni dhe media në Kosovë… nuk kemi asnjë reagim institucional, nga institucione të fesë dhe as të shtetit. Kërkesa e tyre ka qenë që të largohen nga islami duke qenë se kjo është fe politike në Kosovë dhe që po i sjell dëme popullit të Kosovës. Në vitet e pas luftës islami është keqpërdorur dhe konsiderohet si fe politike. Ka mbi 500 xhami në Kosovë, thuhet që kanë ndryshuar në gjithçka, që nuk është ajo që ka qenë feja tradicionale, është bërë ekstremiste pas lufte”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar