Gazetari: Sherret në PD vijojnë deri në zgjedhjet e vitit 2025
Gazetari Romir Saraçi tha në një intervistë për Euronews Albania se krisja brenda Partisë Demokratike do të vijojë deri për zgjedhjet e ardhshme në vitin 2025.
Sipas tij, ky konflikt i brendshëm i intereson pikërisht kryeministrit Edi Rama i cili do të vazhdojë i qetë me qeverisjen e tij pa opozitarizëm funksional.
“Duke pasur një opozitë të përçarë të tillë ai vazhdon të largojë vëmendjen nga këto qindra skandale që ndodhin. Komisionet hetimore a duhen ngritur? Beteja në shesh a duhet vazhduar? Patjetër! Kush mund t’i bëjë këto? Vetëm një opozitë e fortë. A është opozita e zotit Basha që mund t’i bëjë këto? Nuk ka as mundësinë e numrave, as fuqinë për në terren. Kam 10 vjet që prej që opozita të bëjë punën e saj dhe nuk kam më besim,” – u shpreh Saraçi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mbledhja e 43 deputeteve, Hasa: Të ndajnë mendjen, janë me PD apo Berishën?
- “I them Bashës të rezistojë”, Kokalari: Vula e PD-së i takon atij
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona