Gazetari sjell detaje të forta nga ekzekutimi makabër i parukierit në Itali: U dërgua…
Gazetari Xhevahir Zhabina tregoi në emisionin Now në Euronews Albania skemën mbi të cilën funksiononte grupi mafioz i shkatërruar në një operacion të përbashkët mes SPAK dhe antimafias italiane.
Ai rrëfeu se, përveç trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, këtij grupi, koka e të cilit ishte shqiptari Igli Kamberi, i atribuohet edhe vrasja e një shtetasi italian në vitin 2025, me profesion parukier, por që dyshohet se punonte si shpërndarës droge në zonën që mbulohej nga Kamberi.
Ai solli detaje nga ekzekutimi i shtetasit italian, që ishte tipik mafioz, në stilin e vrasjeve që përdoreshin nga mafia italiane në vitet ’90.
“Kanë qenë një sërë operacionesh ndër vite, kemi një strukturë të përbashkët me autoritetet italiane dhe veprimet kryesore hetimore janë zhvilluar nga italianët.
Janë 15 masa sigurie, 10 janë në Tiranë dhe 5 në Itali, mes tyre Ergys Kastrati që është arrestuar bashkë me gruan, një grua tjetër dhe 2 shoferë. Ai ishte në rolin e pritësit të parave, ndërsa janë sekuestruar edhe 4 kompani që përdoreshin për të pastruar paratë.
Këtij grupi kriminal i atribuohet edhe vrasja e një italiani, që dyshohet se ishte shpërndarës në zonën që kontrollohej nga Igli Kamberi në zonën e Pulias. Dyshohet se parukieri është vrarë për një shumë prej 500 eurosh.
Është vrarë në mënyrë makabre, është qëlluar 5 herë me pistoletë dhe është djegur mes gomave për ta karbonizuar, një vrasje e përdorur nga mafia italiane në vitet ’90”, tregoi ai.
“Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
“Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar