Gazetari tregon pse rusët sulmuan uzinën ushtarake të Gramshit

21 Gusht 2022 | 00:49

Gazetari Lavdërim Lita deklaroi se 2 shtetasit rusë dhe shtetasja ukrainase sulmuan uzinën ushtarake të Gramshit, pasi sipas tij, aty ka armatime të cilat janë dërguar në ndihmë të Ukrainës gjatë luftës.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Lita theksoi se hetimi në lidhje me këtë ngjarje do të kryhet nga një grup që do të zbardhë përse këta shtetas kishin hyrë në vendin tonë.

“Ushtarët shqiptarë janë sulmuar me spary neuroparalizuez. Hetimi do të kryet nga një grup që do të zbardhë që kur këta përsona janë futur në Shqipëri. Pse sulmi në uzinën  e Gramshit? Në uzinë e Gramsjit ka fishekë dhe eksplozive, këto pikërisht kemi ndihmuar Ukrainën”, nënvizoi ai.

Incidenti në Uzinën e Gramshit, ka ndodhur rreth orës 17:40 pasi roja ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit, pasi një nga shtetasit rusë ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi.

Të dy efektivët kanë zbatuar rregullat ushtarake me qëllim ndalimin e personit, duke i bërë fillimisht thirrje të ndalojë, por ai është kundërpërgjigjur duke përdoruar spray neoparalizues.

Menjëherë pas njoftimit policia ka bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç.  Shërbimet e Policisë  bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25  vjec.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, autori ishte kallëzuar 2 ditë më parë nga një çoban. Detaje të reja nga ngjarja

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas operacionit tragjik në Lozhan të Maliqit, ku mbeti i vrarë efektivi i “Shqiponjave” Enea Mekolli dhe u...
09:06 | 05/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar një orë më parë në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës, mëngjesin e kësaj të...
08:37 | 05/06/2026

Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person! Ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Një plagosje me armë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Sevaster të Vlorës. Mësohet se është plagosur Shpati Kamberaj, rreth 37 vjeç. Sakaq, bëhet...
07:26 | 05/06/2026