Gazetari zbulon çështjen që mban prej më shumë se dy orësh Metën në SPAK

22 Shkurt 2023 | 13:04

Kryetari i Partisë Ilir Meta ndodhet prej më shumë se dy orësh në ambientet e brendshme të Prokurorisë së Posaçme.

Gazetari Eni Ferhati zbuloi detaje të reja në lidhje me çështjen që e çoi kreun e PL para organit të akuzës.

Ferhati tha se sipas burimeve dhe informacioneve të konfirmuara jo zyrtarisht, Meta është thirrur në SPAK në lidhje me çështjen CEZ-DIA.

Sipas tij kjo çështje është hetuar njëherë dhe ka një vendim të formës për biznesmenin Kastriot Ismailaj, i cili është dënuar me 11 vite burg.

Gazetari theksoi se nuk dihet ende nëse Meta është thirrur si person që ka dijeni për ngjarjen apo nëse ndaj tij pritet të ngrihet ndonjë akuzë.

“Sipas burimeve apo informacioneve jo të konfirmuara zyrtarisht, Ilir Meta është thirrur për një dosje që ka dy vite që po hetohet nga SPAK dhe ka të bëjë me aferën CEZ-DIA. Dosje e cila njihet për dëmin ekonomik që i ka bërë shtetit shqiptar në kohën kur kjo kontratë, pra mes një enti publik dhe një kompanie private që operoi për mbledhjen e detyrimeve që kishin qytetarët shqiptarë ndaj kompanisë CEZ.

Kjo është një çështje e hetuar nga drejtësia dhe kemi biznesmenin Kastriot Ismailaj të dënuar me 11 vite burg me vendim të formës së prerë, në lidhje me akuzat e mashtrimit me pasoja të rënda dhe pastrim parash.

Disa kohë më parë edhe pse ka një vendim të formës së prerë, ismailaj shoqërohej me forcë në Prokurorinë e Posaçme. SPAK-u është vënë në lëvizje për këtë çështje nga një kallëzim i bërë nga Partia Socialiste.

Prokurorët të cilët e kanë këtë çështje janë ish-kreu i SPAK Arben Kraja dhe kreu aktual i SPAK, Altin Dumani”, tha Ferhati.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026