Gazetari zbulon partitë politike shqiptare që kanë më shumë dosje lobimi në SHBA
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha thotë se gjatë 32 viteve të demorkacisë, ka pasur 39 dosje lobimi në SHBA, nga politikanë dhe parti shqiptare.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Hoxha u shpreh se i pari që loboi në SHBA, ishte zv.kryeministri, Adyl Xhaja.
Sipas tij, Partia Demokratike ka 15 dosje lobimi, teksa dosje kanë edhe Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë.
“Historia e shqiptarëve që lobojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e vjetër sa demokraciashqiptare e këtyre 32 viteve, duke përjashtuar periudhën para Luftës së Dytë Botërore. I pari që rezulton në dosjet e departamentit të drejtësisë, që ka lobuar për shtetin shqiptar në SHBA, është zv.kryeministri i periudhës së qeverisjes së parë demokratike, zoti Abdyl Xhaja, i cili ka lobuar në vitin 1992, është kontrata e parë e lobingut. Është zyrtare, janë kontrata lobingu që figurojnë në departamentin amerikan të drejtësisë dhe nuk flasim për asgjë të paligjshme.
Zoti Xhaja ka bërë lobingun që kompanitë amerikane të rrisnin ndikimin e tyre për industrinë e tapeteve. Ka lobuar që në Shqipëri, në vitin 1992 të modernizohej apo të përparohej ajo industri që e kishim. Janë në total 39 dosje lobingu, parti, por edhe individë të veçantë, politikanë shqiptarë kanë bërë lobing. Kontratat më të mëdha të lobingut i takojnë të djathtëve, janë 15 kontrata lobingu të bërë nga drejtues të PD, vetë PD, por edhe funksionarë që mund të ketë pasur PD. Më pak ka bërë pjesa e majtë, Partia Socialiste. Në 39 dosjet, spikat që edhe LSI, tanimë Partia e Lirisë ka pasur një shtim të kontratave të lobingut, sidomos në periudhën 2012-2019”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn