Gazetari zbulon takimin me ambasadorin britanik: Pse nuk flet Gazmend Bardhi
Gazetari Eltar Deda tha në intervistë për Euronews Albania se reforma zgjedhore ka mbështetjen e vendeve të Quintit edhe pse kjo nuk pranohet publikisht.
Deda tregoi se ambasadori britanik në një takim konfidencial të zhvilluar me Damian Gjiknurin, Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeajn dhe Elisa Spiropalin është shprehur qartë se reforma zgjedhore ka mbështetjen e Quintit.
Sipas tij, interesi i vetëm i deputetëve të Rithemelimit është që të vendosin bashkëkryetar të Komisionit Zgjedhore Oerd Bylykbashi, që siç tha nuk pranohet nga ndërkombëtarët.
“Ambasadori britanik është shprehur qartë që reforma zgjedhore ka mbështetjen e vendeve të Quintit, nuk e di kanë negociuar apo jo, interesi i një grupimi, ish-deputetë të PD, të përcaktojnë prioritetet e tyre, apo kanë prioritet vendosjen e Bylykbashit në krye të komisionit, që nuk e pranojnë ndërkombëtarët. Nëse ambasadori britanik në 5 veta që zhvillon një mbledhje dhe thotë keni mbështetjen e vendeve të Quintit, nëse po gënjen, le ta hedhë poshtë”, tha Deda.
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë