Gazetari zbulon versionin e pathënë: Hajdutja mund të ketë bashkëpunuar me Klosin
Gazetari Miliam Zeka hodhi një hipotezë të re në lidhje me vjedhjen e mijërave eurove në banesën e zyrtares së lartë Alda Klosi, nga sanitarja Rozeta Dobi.
I ftuar në Euronews Albania, Zeka, tha se si gazetar hulumtues nuk e beson që një sasi aq e madhe parash të jetë një vjedhje e rëndomtë. Ai theksoi se mund të ketë një bashkëpunim mes zyrtares dhe sanitares për fshehjen e parave.
Zeka tha se lidhjen mes Rozeta Dobit dhe Alda Klosit pritet ta zbardhin organet ligjizbatuese përmes hetimeve në lidhje me rastin.
“Unë si gazetar që jam marrë gjithë jetën me gazetari hulumtuese kam pak dyshim që nuk mund të quhet puro vjedhje, mund të jetë bashkëpunim mes ish-shefes së kabinetit dhe zonjës në fjalë. Nuk është e mundur të vidhet gjithë ajo sasi parash në një shtëpi private dhe të bëhet denoncimi kaq vonë. Çfarë matematikash ka në mes të kësaj që ne e quajmë hajdute dhe ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetaj do të zbardhet në të ardhmen. Unë mund të them se mund të ketë një bashkëpunim për fshehjen e parave. Paratë nuk mund të amnistoheshin në asnjë variant, pasi është banka ajo e cila nuk pranon para kesh në vlerë mbi 10 mijë euro pa patur një dokument”, tha Zeka.
LEXO GJITHASHTU:
- Toka dhe 5 apartamente, zbulohet pasuria e Alda Klosit
- “Do rri unë këtu”, zbardhet përgjimi i nënë e bir që vodhën mijëra euro
- ‘Ishin paratë e xhaxhait, i vodhën’, gazetari: Dëshmia e Alda Klosit në polici
Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
- 16:05 Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
- 15:51 Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)
- 15:39 Tensionet në rritje, Irani: Memorandumi i Mirëkuptimit është pezulluar pasi SHBA-të shkelën angazhimet e tyre
- 15:29 Forcat ukrainase godasin qendra kryesore logjistike në Rusinë qendrore, disa të vrarë (VIDEO)
- 15:14 Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
- 14:42 Joan Capdevila i kërkon ndihmë Trump pas refuzimit të hyrjes në SHBA për të ndjekur finalen e Botërorit