Gazetari Zhabina dyshues ndaj dëshmive të Dumanit

25 Maj 2022 | 21:45

Gazetari Xhevahir Zhabina u shpreh se operacioni nga SPAK me dëshmitë e Nuredin Dumanit mund të konsiderohet i suksesshëm për aq kohë sa janë bërë disa arrestime.

Sipas tij kjo është një piknisje e mirë për konfirmimin shkencor të ngjarjeve për të cilat Nuredin Dumani thotë se ka dijeni, ka marrë pjesë apo dhe ka dëgjuar.

“SPAK-ut i ngelet detyra e vështirë që të gjejë prova shkencore për të konfirmuar dëshminë e Nuredin Dumanit,” – tha Zhabina, i cili tregoi se ka dyshime mbi dëshmitë e tij.

Sipas gazetarit është e çuditshme se si Dumani ka marrë porosi të vrasë persona nga dy grupe kriminale që janë rivalë me njëri tjetrin, konkretisht nga Florenc Çapja dhe Suel Çela.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026